BallinaBotaLuksemburgu bën revolucionin e madh, transporti publik falas për të gjithë

Luksemburgu bën revolucionin e madh, transporti publik falas për të gjithë

spot_img
spot_img

Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

Kështu Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milion € në vit, do të përballohet tërësisht nga shteti.

Ministri i Transportit në Luksemburg François Bausch ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”. Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.

Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet. Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor.

(Ne foto, ministri i Transportit)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular