BallinaAktualitetMeta publikon videon e 30 viteve më parë: Kurrë nuk e mendoja...

Meta publikon videon e 30 viteve më parë: Kurrë nuk e mendoja që do vinte kjo ditë

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta publikon pamjet e rralla të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Lidhur me këtë, Meta iu bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke theksuar se nesër duhet ta dëgjojë gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ?mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!  #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi”, shkruan Meta.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular