Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar emrin e gjyqtarit që është takuar me Henri Çilin.
I ftuar në studion e “360gradë” të Artur Zhejit në TV Ora, Gjokutaj tha se është një gjyqtar kundrejt të cilit ka edhe një kallëzim penal.
Gjokutaj: Çështja Cili është vendosur moskompetencë e Përmetit. E ka vendosur gjyqtari për dërgim në SPAK, se ka grup të strukturuar kriminal. Kjo do të thotë që të marrësh një katolik nga Vatikani dhe ta çosh në Mekë. Grupi kriminal ka ardhur në SPAK.
Minga: Avokat do na e thuash kush ishte ky gjyqtari?
Gjokutaj: E dini të gjithë. Është ky që ka edhe një kallëzim penal. Ai që është takuar me të te Hotel Tirana.