BallinaKryesoreArta Dade: Kryesia e PS institucion "kukull". Shqiptarët refuzuan Edi Ramën në...

Arta Dade: Kryesia e PS institucion “kukull”. Shqiptarët refuzuan Edi Ramën në 30 qershor

spot_img
spot_img

Arta Dade, nga studio e emisionit “Arena” në RTV Ora, u shpreh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën në zgjedhjet e 30-qershorit të vitit 2019. Duke folur për mocionin drejtuar Kongresit, ku ajo së bashku me anëtarë të tjerë kërkuan reformimin e Partisë, Dade tha se në PS kryesia është shndërruar në institucion “kukull”. Ndërsa pohoi se vetë anëtarësia e Partisë Socialiste ka refuzuar Edi Ramën me mos daljen për të votuar në 30 qershor.

Arta Dade: U kam një vit që kam artikuluar disa kundërshti të mijat për mënyrën se si veprohet brenda PS. Mocioni iu drejtua Kongresit. Unë nuk doja ta çoja te Kryesia, sepse unë kam refuzuar të jem pjesë e asaj kryesie. Ajo është një institucion kukull dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kam lexuar komente në media. Kanë marrë detyra që sipas statutit të jenë poste të zgjedhura, ndërsa këta janë emëruar. 

Janë disa dukuri që në PS nuk kanë ndodhur kurrë. Një përpjekje për të reformuar këtë parti, pasi ka shumë anëtarë të partisë nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë parti. Fakti që në zgjedhjet lokale, unë besoj se kanë marrë pjesë 12-15%, dhe dihej që nuk ishin zgjedhje por votime, unë mendoj se zgjedhjet u bojkotuan dhe nga anëtarësia e Partisë Socialiste. Unë mendoj që këto vota që nuk shkuan te PS, ku shkojnë? Është një refuzim që iu bë Kryeministrit. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular