Situatë kaotike në urgjencën e Spotalit Rajonal të Fierit. Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje. Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela.
Disa ambulanca kanë mbërriture në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda. Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.
Te pakten 30 eshte numri i nxënësve të gjimnazit qe kanë përfunduar në spital, me probleme të theksuara në frymëmarrje, me shenja helmimi, marrje mendësh dhe dobësi.