BallinaKulturePantallonat e studentit, (rrëfenjë e jetuar)/Nga Albert Avduli

Pantallonat e studentit, (rrëfenjë e jetuar)/Nga Albert Avduli

spot_img
spot_img

Nga Albert Avduli

(Rrëfenjë e jetuar)

Shkurti i vitit 1991. Ditë të zjarrta në auditoret universitare, por dëbora e kishte mbuluar veriun. Ajo bardhësi, si ogur i mirë, vizitoj edhe kryeqytetin. Bujti në Tiranë, më date 5 dhe 6 shkurt.

Ne ishim studentë. Të varfër ishim dhe e dinim. Përmasat e mjerimit nuk i merrnim dot me mënd. Ai dimër çeli shpresën tek ne dhe gjithë vullnetet e ndrydhura në dekada. Studentët po i jepnin Shqipërisë oksigjenin e lirisë. Mbas pak ditësh, do të rrëzohej monumenti i diktatorit.

Ndodhia e mëposhtme rrëfen skamjen reale të atij moti, të atyre 47 moteve.

Rrinim 4 shokë në dhomë. Nga rrethe të ndryshme. Ai ishte nga një fshat i thellë i veriut. Emrin e kishte imponues si psh, Vigan, Korab, Titan, Herkul, Tomorr, Shkëlzen. Nuk ishte i fakultetit tonë, por rasti e bashkoj me ne. Duhet ta sqaroja këtë detaj sepse më mërziten malet (shokët) e kursit tim.

Në shtat i shkurtër sa unë. I qeshur përherë, me një gegnishte të ëmbël, që kurrë nuk provojë ta shartonte me dialektin tim zyrtar. Përkundrazi, unë mora prej leksikut të tij, smeraldin paskajore.

Emri dhe përmasat e shtatit të tij krijonin kundërshti. Me shaka, i pata thirrur paradoks dhe nofka i mbeti gjithë ato vite. Kurrë nuk m’u mërzit për dekoratën e akorduar. Në vijim, Paradoks po e quaj përsëri. Ishte një djal dhe shok i virtytshëm. Me botë të madhe shpirtërore. Besoj se kishte lexuar gjithë librat e vatrës së kulturës në fshat. Kur niste biseda për letërsinë, unë dhe të tjerët, veç e dëgjonim. Rrëfente magjishëm ! Nëse ja shkrepte recitimit, qindra vargje këndonte si një Orfe i varfër.

I donte vajzat, por dhe ato i përgjigjeshin atij shpirti të brishtë e gojëtari mëndafshor.

Se atëhere, në dashuri, veç shpirtin kishe për të dhënë dhe shpirt merrje në shkëmbim.

Jo, s’ka ironi çfarë shkruaj për librat dhe formimin e tij. Libra kishte atëhere. Diktatura, librat nuk t’i heq, por boton ato, tek të cilat beson ose nuk e dallon rrezikun. Çfarë s”i pëlqen, çensura i djeg dhe autorët i var, nëse i kap.

Në librari, nuk ishte Sartri, Kamy, Prust, Frojd, Bodler, Niçe, Camaj, Luzaj, Fishta, Koliqi, Konica, Merxhani etj.

Ama lexonim Cvajg, Markez, Shekspir, Volter, Moravia, Gogol, Flober, Balzak, Drajzer, Breht, Ibsen, Lorka, Neruda, Pushkin, Hygo, Lesli Uoller, Servantes, Gëte, Jarosllav Hashek, Remark etj.

Në një nga ato ditë të ftohta isha vonuar diku. Kthehem në dhomë e F. shoku im nga Vlora, më thotë: Paradoksin e njoftuan se i ka vdek nëna dhe u nis, iku. Mos mor F, oh sa keq. Nuk shkojmë dot, më tha, larg, dëborë.

Nuk mundnim edhe pa dëborë të shkonim aq larg. Duheshin 35 (treqind e pesëdhjetë)lekë më e pakta.

Pantallonat më ishin stërpikur gjithë baltë. Nuk di sa e keni vënë re, por burrat kanë zotësinë e prapë, që ju hedhin pikla me këpucë, pantallonave të tyre. Fëmrat janë të imunizuara ndaj këtij sikleti. Janë aq të forta ato qënie delikate, sa nuk mund të përbalten në çdo hap të hedhur.

I hutuar, hap dollapin të ndërrohem. Nuk po gjeja dot pantallonat.

  1. i shtrirë, gërthet : Veshi pantallonat e tua dhe bluzën time. Të rinjtë, që mund të bëjnë sakrificë duke lexuar këto rreshta, s’e besojnë dot, që studenti kishte dy palë pantallona. Dy palë pantallona, dy këmisha, dy të brendshme. Rrallë, ndonjëri kishte diçka më tepër. Për vajzat, prindërit robtoheshin, të shtonin diçka tjetër.

O Zot, që na ke ruajtur nga kolera.

Si ? – më iku zëri mua dhe mendja vrapoj tek pantallonat e mira. Ato ishin palosur në fund të valixhes dhe visheshin për raste të caktuara e të lume.

Po, po, vazhdoj labi. Ishte zhulë o vëlla. Një palë pantallona i kishte çuar për t’ja lar shoqja e vetë. Veç t’i thajë me frymë ajo vajza me këtë kohë. Ato që kishte veshur ishin bërë llastik, të ngjiste dora si mastiç.

Veriu u bllokua nga dëbora.

Qeveria komuniste, në grahmat e fundit, mbylli universitetin.

Me Paradoksin u takova në maj. E ngushëllova për nënën.

Në dhomë, nxori nga çanta pak byrek e pak djathë.

Sigurisht dhe pantallonat e mia. Çfarë metamorfoze kishin pësuar ato të ngrata. Si kameleon erdhën nga alpet. Nga të zeza, që i kisha lënë tre muaj më parë, tashmë m’u kthyen si bezhë e shplarë.

Ishin bërë gjithë plagë, si pantallonat, që mbajnë të rinjtë sot. Nuk visheshin më, por gjendja e tyre më jep të drejtën, ta njoh veten si njeri avangardë i modës së sotme.

Kaq

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular