BallinaKryesore“Uzurpimi i Kushtetueses një nga qëllimet e hershme të Ramës”, Gjata: Kthimi...

“Uzurpimi i Kushtetueses një nga qëllimet e hershme të Ramës”, Gjata: Kthimi i ligjit nga Presidenti, akti i duhur

spot_img
spot_img

“Kthimi nga Presidenti i ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit publik nga interesat private korruptive të kryeministrit të vendit.” kështu u shpreh sot përmes një deklarate për mediat, sekretari për cështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.

“Ky ligj që privatizon Gjykatën Kushtetuese nga Edi Rama, është kthyer nga Presidenti i Republikës, i cili, ka bërë aktin e duhur në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Partia Demokratike mbështet kthimin e këtij ligji, që i jep Edi Ramës kontrollin total të shtetit dhe shënon rënien e demokracisë dhe shtetit ligjor.” vijoi më tej Gjata.

Deklarata e plotë:

Uzurpimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga qëllimet e hershme të Edi Ramës për të kapur të gjitha organet e drejtësisë. Kjo është arsyeja pse vendi ndodhet prej dy vjetësh pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe përse Edi Rama po ndërmerr akte që shkelin Kushtetutën, që zhbëjnë reformën në drejtësi dhe minojnë stabilitetin politik të vendit.

I tillë është ligji antikushtetues që ndryshon procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në kundërshtim me Kushtetutën, detyrohen të bëjnë betimin me postier, përmes një deklarate me shkrim.

Ky ligj që privatizon Gjykatën Kushtetuese nga Edi Rama, është kthyer nga Presidenti i Republikës, i cili, ka bërë aktin e duhur në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Partia Demokratike mbështet kthimin e këtij ligji, që i jep Edi Ramës kontrollin total të shtetit dhe shënon rënien e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Akti i Presidentit parandalon një goditje të rëndë kundër Kushtetutës, pasi neni 129 i Kushtetutës sanksionon në mënyrë të qartë dhe urdhëruese se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj procedure tjetër betimi, as me noterët, as me postierët e Edi Ramës.

Duke i rrëmbyer kompetencat Presidentit, kryeministri i zgjedhjeve të vjedhura me krimin kërkon të ketë kontroll mbi Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo do të shqyrtojë votimet moniste të 30 qershorit dhe aktet e tjera antikushtetuese që cënojnë rëndë lirinë e shprehjes, që përligjin vendimet e Edi Ramës pët t’u vjedhur pronat pronarëve të ligjshëm, ia heqin hetimin prokurorisë dhe ia japin narkopolicisë politike dhe bëjnë Edi Ramën pronarin de facto të Shqipërisë.

Akti i Presidentit shkon në unison me aspiratën e qytetarëve shqiptarë të cilët duan një shtet ligjor, një drejtësi të pavarur dhe të barabartë për të gjithë, që funksionon me standardet më të mira europiane; duan një Gjykatë Kushtetuese që, mbron interesin publik nga interesat private të politikanëve dhe kryeministrit të vendit.

Akti i Presidentit është guri i fundit institucional në mbrojtje të parimit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular