BallinaUncategorizedZëdhënësja e PD: Ortaku i Olsi Rames, këshilltari i Xhaçkës i përfshirë...

Zëdhënësja e PD: Ortaku i Olsi Rames, këshilltari i Xhaçkës i përfshirë në një skemë mashtrimi nderkombëtar multimilionere!

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon investigimin e medias ndërkombëtare: Armant Josifi, ortaku i Olsi Rames dhe njekohesisht keshilltari i Olta Xhackes, sipas investigimit te gazetareve te 23 vendeve te botes eshte i perfshire ne nje skeme mashtrimi nderkombetar multimilionere!

Nuk eshte hera e pare qe Shqiperia fale ortakerive, miqesive, kusherinjve, bashkepunetoreve te Rames te citohet ne mediat boterore per krime, droge, mashtrime!

Mashtrimi multi-milionësh i kompanisë së call center-ave, në Tiranë administrohet nga Josifi thote investigimi i publikuar ne mediat prestigjioze. Bëhet fjalë për kompaninë Milton Group me bazë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës qe merret me mashtrimin me kriptomonedhat. Qytetarë nga Evropa dhe shtete të tjera jo-evropiane kanë rënë pre e një skeme mashtruese duke humbur edhe deri në 40 mijë euro një person. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar Milton Group një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Disa prej mediave ndërkombëtare, që kanë publikuar skandalin, si La Stampa dhe El Confidencial japin detaje interesante sa i përket operimit të Milton Group në Shqipëri. Ky call center në vendin tonë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili perfshihet ne investigim edhe si ortaku i vellait te kryeministrit shqiptar Edi Rama. Josifi ka qene ortaku i Olsi Rames ne Pegasus Communication!

Shqiptaret kane te drejte te dine:

Si mund te vazhdoj te qendroj keshilltar ne ministrine e mbrojtjes kur akuzohet per mashtrim nderkombetar nga nje investigim serioz?
Kush eshte mbrojtja shteterore qe ka Jozifi?
Sa ka ndikuar ortakeria me Olsi Ramen ne Pegasus Communication per te pasur favore pushteti?
A eshte Xhacka e perfshire apo ne dijeni te kesaj skeme?
A eshte Edi Rama i perfshire apo ne dijeni te kesaj skeme?
Pse duhet te paguajne taksapaguesit shqiptar nje qe akuzohet per mashtrim nderkombetar?
Cilat jane perfitimet qe ky pozicion ne ministrine e mbrojtjes i krijon per lehtesira me autoritetet shqiptare?
A do hetoj prokuroria shqiptare ne baze te investigimit te publikuar?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular