Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar nga Shkodra manifestimin e 2 marsit ku thuhet se ka filluar aksionin e shporrjes së tiranisë duke mos përjashtuar pasimin e tyre me protesta opozitare.
Basha ndodhet në Shkodër dhe do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me strukturat e PD në qytetin veriperëndimor. Lidhur me 2 marsin të shumta kanë qenë zërat se PD pas 2 marsit të Metës do vijojë me protesta masive kundër qeverisë.
”Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”- tha Basha.