BallinaAktualitetIdentifikimi biometrik, Endri Hasa: Shenjat e gishtave burgosin hajdutët e votave

Identifikimi biometrik, Endri Hasa: Shenjat e gishtave burgosin hajdutët e votave

spot_img
spot_img

Përdorimi i elektronikës në zgjedhje ka qenë një kërkesë e hershme e demokratëve por implementimi i saj pritet të ndodh vetëm në procesin e ardhshëm elektoral. Socialistët kanë dhënë dakordësinë në tryezën e reformës zgjedhore për draftin e demokratëve për identifikim biometrik, ndërkohë që kanë kërkuar kohë dhe ekspertizë ndërkombëtare për votimin elektronik.

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, i cili edhe ka hartuar draftin e opozitës për përdorimin e elektronikës në zgjedhje është besimplotë për efektet që ky process do të ketë.

“Ka një konsensus në makro për idenë që identifikimi i zgjedhësve në mënyrë elektronike përmirëson ndjeshëm procesin e votimit. Problematika bazë që do të pengonte votimin e shumëfishtë, votimin familjar, është pikërisht një proces i sigurt identifikimi që do të bazohej në të dhëna bitometrike. Shenjat e gishtërinjve do të mundësonin një identifikim të zgjedhësve. Jep mundësinë për të pasur prova ligjore, për t’ju referuar në Prokurori rasteve të shkeljeve”, u shpreh Hasa.

Por cilat janë garancitë që demokratët kanë marrë nga ekspertët e huaj për zgjidhjet që do të jap identifikimi biometrik i zgjedhësve.

“Garanton që identiteti i zgjedhësit. Provat më të pamohueshme në ngjarje kriminale janë shenjat e gishtave. Elementët si dritat, apo fotoja e zgjedhësit e cila është e depozituar janë të dhëna që mundësojnë të gjithë palëve të jenë të qetë për identitetin e zgjedhësit”, tha ai.

Si ekspert në fushën e teknologjisë, Hasa është i bindur se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë edhe votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

“Në rastin e votimit do të zgjidhnin një sërë problematikash të tjera, që kanë të bëjnë me fletët e votimit. Do të evitoj intimidimi i zgjedhësve. Do të garantonte një proces të shpejtë sa i përket nxjerrjes së rezultatit përfundimtar”, tha më tej  ish deputeti demokrat Hasa.

Paraditen e të premtes, tryeza politike e reformës zgjedhore do të mblidhet sërish për të diskutuar mbi çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe administratës zgjedhore.

Ambadorja e SHBA i bëri thirrje katër të mandatuarve politikë të mos largohen nga tryeza pa arritur një marrëveshje politike./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular