Me 89 vota pro 3 abstenim dhe 17 kundër, është miratuar sot në Kuvend, akti normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” e njohur si paketa “Anti KÇK”, e cila u miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar.
Paketa e re ligjore, pagëzuar nga kryeministri Rama si paketa “AntiKÇK”, (anti-kap-ç’a-të-kapësh), sipas qeverisë, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi sor edhe projekt-ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.