BallinaKryesoreReforma Zgjedhore, Bylykbashi: Data 15 mars nuk negociohet

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Data 15 mars nuk negociohet

spot_img
spot_img

Oerd Bylykbashi, një nga përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe përfaqësues i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2 për të folur mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Katër përfaqësuesit e partive politike në atë që është quajtur tryeza e Reformës Zgjedhore raportuan sot para ambasadorëve të OSBE-së, SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe disa të tjerë, për ecurinë e diskutimeve deri tani.

“Informuam ambasadorët se ku është situata sot me Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet kyç të Bundestagut. Më pas, Reforma Zgjedhore duhet testuar në zgjedhje. Ambasadorja amerikane tha sot se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë dyshemeja e këtij procesi. Rekomandimet kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirisë së votës dhe shitblerjen e votës. Duke qenë se këto rekomandime duhet të jenë dyshemeja, por edhe problemet bazë, ambasadorja amerikane shprehu shqetësimin se zgjedhjet shqiptare janë nën standarde”, deklaroi Bylykbashi.

Në lidhje me financimin e partive, Bylykbashi theksoi: “Objektivi ynë është të jetë 100% financim publik. Sot kemi vetëm 10% financim publik dhe 90% financim privat. Kjo i ka dhënë mundësi interesave të botës së krimit që të përfshihen në zgjedhje duke kapur politikën që të marrin nesër tenderat. Tani propozojmë 66% financim publik dhe 33% financim privat. Po përpiqemi të shkëpusim politikën nga varësia e parave të korrupsionit, krimit dhe interesave oligarkikë”.

Kur u pyet mbi propozimin për të pezulluar vetting-un te anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, Bylykbashi shpjegoi: “Reforma në Drejtësi mund të ketë një ditë sukseset e saj sepse deri tani ka probleme. Por, Gjykata Zgjedhore duhet nxjerrë nga presioni dhe duhet të jetë funksionale. Propozimi ynë këtë synon: vetting-u i anëtarëve të bëhet në fund. Thjesht mos të jenë nën presion”.

Në lidhje me datën 15 mars, që është afati i përfundimit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi tha: “Gjiknurit mund t’i duken ambicioze propozimet tona, por janë realiste. Data 15 mars nuk negociohet, por për ne ajo datë duhet të shënojë mbylljen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular