Nga Gazmend Koduzi
Diskriminim i banorëve të Kamzës pêr shërbimet shëndetësote.
Sot, Operatori shëndetësor ka mbyllur shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore Kamëz.
Ky akt është skandal!
Në radhë të parë qendra shëndetèsore ka paketën e shërbimeve për të cilën financohet nga FSDKSh, ku urgjenca èshtë një nga shtatë shërbimet e paketës. Pra, Operatori ka kryer akt në kundërshtim me kornizën ligjore.
E dyta, bashkia Kamëz nga 105,000 banorë, përafërsisht sa bashkia Fier, dhe nuk ka asnjë pikë urgjence. Ku do e marrin kujdesin shëndetësor në rast urgjence shëndetësore? Pse nuk bëhet pikë e urgjencës kombëtare si në cdo bashki tjetër?
E treta, kjo ndodh në situatën e gripit stinor dhe përgatitjes për ardhjen e koronavirusit.
Ky vendim tregon edhe njëherë mungesën e vizionit dhe profesionalizmit në shëndetësi, si dhe urrejtje ndaj banorève të Kamzës që nuk e kanë votuar asnjëherë Rilindjen dhe të majtën.