Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar shifrat e frikshme të kërkesave për azil nga shqiptarët ne BE.
Sipas kryedemokratit, për sa kohë që vendin do ta drejtojë Edi Rama, ai do të zbrazet.
Reagimi në Twitter i kreut të PD-së
Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve.
Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion.
Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!