BallinaAktualitetKëngëtari mbyll biznesin, por nuk e çregjistrojnë: Më thanë firmos që nuk...

Këngëtari mbyll biznesin, por nuk e çregjistrojnë: Më thanë firmos që nuk i do paratë e tua…

spot_img
spot_img

Shqetësimi i sotëm në emisionin “Stop”, në Tv Klan vjen nga qyteti i Pogradecit, nga Avni Lushka, një këngëtar i njohur i muzikës popullore.

Ai ka patur një biznes, por në aplikimin e tij për çregjistrim ka dalë kreditor në tatimet e Korçës. Nisi aplikimin dhe brenda afatit 45 ditor, iu kthye përgjigje nga QKB  e Tiranës, se çregjistrimi ishte kryer, por në Korcë ai figuronte kreditor me një shumë prej 9.300 lekësh.

Avni Lushka: Erdhi një moment që në datën 03:09:2019 kam bërë aplikim për ta mbyllur biznesin.

Gazetarja: Për ta çrregjistruar?

Avni Lushka: Për ta çrregjistruar, pres siç është afati një muaj e gjysmë, më vjen një përgjigje që keni dhe tre ditë sigurime për të paguar, i pagova dhe ato sigurimet e tjera.

Gazetarja: Sa ishte shifra?

Avni Lushka: Rreth 5600 lekë me gjithë shërbimet e tjera të bankës. Vete paraqitem prapë kërkoj tek qendra këtu, më thonë që merr Tiranën, flas me Tiranën.

Gazetarja: Me QKB-në e Tiranës?

Avni Lushka: Me QKB-në e Tiranës, i them në portal nuk del asnjë lloj problemi, çfarë më pengoni që nuk ma sillni çrregjistrimin nga Tirana.

Avniu thotë se në bisedime me Tatimet e Korcës, i është thënë se duhet të bëjë një kërkesë, që heq dorë nga këto lekë, në mënyrë, që t’i mbyllin biznesin. Ai thotë se nuk ka firmosur, pasi i duket e padrejtë.

Avni Lushka: Interesohem nëpërmjet një punonjësi të borxhit.

Gazetarja: Tek tatimet e Korçës!

Avni Lushka: Tek Tatimet e Korçës më thonë që ju keni një kredi që keni paguar diçka më tepër rreth 93 -94 mijë lekë të vjetra. Dhe duhet që ti të bësh një deklaratë që nuk i do këto para.

Gazetarja: Që nuk do paratë e tua?

Avni Lushka: Që nuk i dua ato para, se përse janë mbajtur tepër, unë nuk di asgjë.

Gazetarja: Ti firmose?

Avni Lushka: Jo nuk firmosa, pse duhet të firmos, ato para janë të miat.

Gazetarja: Zgjidhja e kësaj kredie cila është?

Avni Lushka: Zgjidhja është që duhet të firmos që nuk i dua këto para.

Gazetarja: Ti ende figuron me biznes apo jo?

Avni Lushka: Unë figuroj prapë me biznes, dua të di pse akoma nuk më çrregjistrojnë.

Në drejtorinë e tatimeve në Korcë, i thonë të pranojë që të mos marrë paratë, pasi në fakt nuk do t’i marrë ndonjëherë, e do të mbetet në sistem.

Avni Lushka: Më ka ardhur një letër nga drejtori.

Punonjësi i shërbimit: Duhet të heqësh dorë nga këto kredi. Bëjmë një shkresë bashkë, mos e vri mendjen!

Avni Lushka: Duhet hequr dorë?

Punonjësi: Epo meqënëse të të çregjistrojmë edhe nga sistemi tonë, se ti je çregjistruar nga…

Avni Lushka: Tani unë kam për të paguar, apo kam për të marrë?

Punonjësi: Tani ti as i merr ato, po për të paguar s’ke, e sigurt, po për të marrë s’i merr ato. Thjesht do heqësh dorë, që të të çregjistroj nga sistemi, kjo është llogjika.

Avni Lushka: Po si i bëhet?

Punonjësi: I bëhet që për efekte çregjistrimi, zakonisht veprohet që të heqësh dorë.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi në drejtorinë e tatimeve Korçë dhe drejtori shprehet se ka dy variante për rastin në fjalë.

Gazetarja: I është thënë, që duhet të firmosë një letër, që heq dorë nga këto.

Drejtori: Jo, dëgjo! Ka dy variante.

Gazetarja: Cilat janë variantet?

Drejtori: Varianti i parë është, që ai 93 mijë lekëshi, pavarësisht se nga i ka lindur, mund të mos e kërkojë. Kjo është për çregjistrim.

Gazetarja: Po, për çregjistrim, por del kreditor.

Drejtori: Varianti i dytë është, që të bëjë një kërkesë, për t’ia kaluar ne ato lekë, nga thesari.

Gazetarja: Jo, e vetmja rrugë që i është ofruar nga ju është, të bëjë një kërkesë, që nuk i do këto.

Drejtori: Nuk e di kush i ka thënë. Unë do t’i them, në qoftë se do më vijë mua.

Gazetarja: Po pse ekziston mundësia, që mos t’i marrë?

Drejtori: Jo, ekziston mundësia, që t’i marrë.

Gazetarja: Dhe ekziston mundësia mos t’i dojë?

Drejtori: Ajo është në dëshirën e tij. Do të kalojë në proces verifikimi, i takojnë këto? Se ky është në bazë të deklarimit të tij.

Gazetarja: Kalon në proces verifikimi, por duhet të ishte verifikuar nga ana juaj. Dëgjo zotëri! Të takon, nuk të takon!

Drejtori: Tani ka bërë kërkesën për çrregjistrim.

Gazetarja: Ai e ka bërë në shtator të 2019-ës kërkesën për çregjistrim, nuk e ka bërë tani.

Drejtori: Këtu i ka dalë data 20.02.

Gazetarja: I ka dalë, pasi është përballur me të gjitha.

Më tej, gazetarja takon punonjësin në Tatimet e Korçës, i cili shprehet se zgjidhjen e ka vetë zotëria dhe mohon ti ketë thënë të heqë dorë nga lekët.

Punonjësi: Sepse duhet të heqë dorë, që të pastrohet sistemi, se për një arsye apo për tjetër ka paguar më shumë.

Gazetarja: Po pse duhet të heqë dorë?

Punonjësi: Sepse në bazë të disa rregulloreve, duhet të bëjë kërkesë për rimbursim dhe kërkesa për rimbursim bëhet në bazë të një vlere e lart, domethënë 300 mijë lekë të reja e lartë.

Gazetarja: Dhe këto, që janë 90 mijë lekë nuk kthehen sipas jush? Sepse unë isha tek drejtori tani dhe më tha s’ka asnjë problem, sepse do t’i kthehen. Nga ju pse i është thënë kështu?

Punonjësi: T’i marrë mbrapsht?

Gazetarja: Po, t’i marrë mbrapsht.

Punonjësi: Po, në qoftë se është ashtu sepse këto bëhen nga inspektorët e vlerësimit.

Gazetarja: Pse nuk mund të bëhen inspektimet, të bëhen kontrollet, vlerësimet, pa arritur në këtë përfundim, që të heqë dorë?

Punonjësi: Sepse subjekti thotë: mua që këtej nuk më është çregjistruar për këtë arsye. Po, zotëri, jepi zgjidhje!

Gazetarja: Dhe ai thotë: pse mua më kërkohet hiq dorë?

Punonjësi: Nuk i kërkohet, zgjidhjen e ka vetë zotëria.

Gazetarja: Jo, i është ofruar vetëm kjo zgjidhje nga ju.

Punonjësi: Kjo është tendencë, për të kapur dicka.

Gazetarja: Që të bëjë kërkesë, që heq dorë.

Punonjësi: Po, sepse është zgjidhja më e lehtë, më e shpejtë.

Gazetarja: Pse nuk mund të jetë verifikimi në sistem?

Punonjësi: Do t’i marrësh mbrapsht? Të mësoj unë.

Gazetarja: Ti nuk e ke mësuar.

Punonjësi: Jo, jo ti, se po drejtohesh gabim.

Gazetarja: Nuk i ke thënë, që nuk ke për t’i marrë kurrë?

Punonjësja: Jo, s’i ka thënë askush.

Gazetarja: M’u përgjigj pak, nuk i ke thënë, që s’do t’i marrësh kurrë?

Punonjësi: Prit, se këto punët e gazetarisë, i kam një cikë bezdi.

Gazetarja: Më vjen keq, që i ke bezdi, por a ia ke thënë?

Gazetarja: Në momentin, që unë kërkoj çregjistrim, dhe sikur t’i marr dhe sikur të heq dorë, përsëri do bëhet cregjistrimi, apo jo?

Punonjësi: Do bëhet, po në varësi të asaj, që më kërkon, unë ofroj zgjidhje.

Gazetarja: Ti i thua, zotëri ti ke një kërkesë, që mund të heqësh dorë, por mund ta verifikojmë edhe mund të marrësh lekët mbrapsht. Jo t’i thuash, që nuk ke për t’i marrë.

Punonjësi: Prit! Në varësi të asaj, që ti më kërkon mua, si mundet të të ofroj unë rrugën më të gjatë?

Gazetarja: Po ti mund t’ia thuash, se ti këtë punë ke! Që t’ia thuash të gjitha rrugët e zgjidhjes!

Punonjësi: Po patjetër! S’ke për t’i marrë kurrë, në kuptimin e asaj, që ti e ke rrugën e gjatë, ti e ke rrugën e një rikontrolli. Do bëhet kontrolli? Do verifikohet?

Gazetarja: Nga e di ti, që s’do t’i marrë  kurrë, pra?

Punonjësi: Në llogjikën e shprehjes është e tillë, që ti do t’i bësh.

Gazetarja: A paska llogjikë.

Punonjësi: Ty bravo të qoftë, që kape një fjalë të gabuar timen!

Gazetarja: Po, po nuk mund t’i flasësh qytetarit ashtu! Zgjidhja, që i ofrohet, i ofrohet deri në fund.

Por gazetarja e emisionit “Stop” takon drejtorin dhe ai i premton, që qytetari Avni Lushka do të marrë mbrapsht 93 mijë lekët, që i takojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Drejtori: Qytetarit do t’i verifikohet!

Gazetarja: Dhe do t’i kthehen?

Drejtori: 100%!

Gazetarja: Sepse zotëria më tha, se vonon si procedurë, se kërkohen verifikime.

Drejtori: Po bëhet verifikimi.

Gazetarja: Po pse duhet të shkohet për kontroll?

Drejtori: Nuk shkohet për kontroll në subjekt, verifikimi bëhet nga zyra. Unë ju jap fjalën, nuk do kalojë më shumë se 20 ditë. Procedura, koha më minimale që mund të duhet./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular