BallinaEkonomiKoronavirusi/Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi: Anulohen 30% e pronotimeve,...

Koronavirusi/Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi: Anulohen 30% e pronotimeve, nuk preken paketat e verës

spot_img
spot_img

Sektori i turizmit ka ndjerë efektet e para negative për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali dhe disa vende të tjera fqinje.

Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi, në një intervistë për RTV Ora thotë se rreth 30% e pronotimeve të planifikuara janë anuluar.

Topuzi: Kjo është reflektuar në anulimin e konferencave, lëvizjeve, trajnimeve. Hotelet kanë jë rënie të anulimeve 20-30%, reflektuar kjo në këtë periudhë që jemi.

Pozitiv mbetet fakti se ende nuk janë shënuar anulime për turizmin veror, por rreziku mbetet ende i pranishëm.

Topuzi: Partnerët ndërkombëtarë po tregohen të kujdesshëm. Ka një stanjacion por jo anulime. Shpresoj që rritja e temperaturës të shuajë dhe këtë efektin që ka krijuar trembja e popullësisë dhe një situatë e pafavorshme për industrinë turistike në gjithë botën.

Topuzi shprehet se efektet negative në këtë sektor mbeten në varësi të përhapjes së virusit duke theksuar se shpresat për përmnirësimin e situatës mbeten paketat turistike të sezonit veror.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular