Guvernatori Andrew Cuomo ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në New York, pasi 76 persona kanë rezultuar pozitiv nme koronavirus.
Deklarata erdhi sot, me guvernatorin që zbulon se numri i rasteve në New York është pothuajse dyfishuar në 24 orët e fundit.
Të premten e 6 marsit, 44 persona u konfirmuan me koronavirus.
23 raste të reja në qark janë zbuluar që nga e premtja, dhe të gjitha kanë të bëjnë me avokatin e New Rochelle i cili u diagnostikua si rasti i parë i shtetit në fillim të kësaj jave.
Situata ka bërë që 40 mjekë dhe infermierë të kalojnë në vetë-karantinë për shkak të frikës se ata janë ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës.