BallinaPolitikeBasha me kreun e Parlamentit të Austrisë: Problem negociatat dhe zgjidhja e...

Basha me kreun e Parlamentit të Austrisë: Problem negociatat dhe zgjidhja e krizës politike

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme  me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Z. Wolfgang Sobotka gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Basha duke shprehur përkrahjen e plotë të opozitës për forcimin e bashkëpunimit dypalësh e falënderoi Presidentin për kontributin e Austrisë në ndihmë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Basha i shprehu Presidentit Sobotka besimin se Republika mike e Austrisë do të luajë një rol aktiv mbështetës për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë presidencës Kroate.

Gjatë takimit, Presidenti Sobotka shprehu interes dhe u informua lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar për sa i përket situatës së krizës politike e institucionale në Shqipëri, perspektivës evropiane të vendit, reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, gjendjes së shtypit të lirë, si dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Partisë Demokratike i prezantoi Presidentit Sobotka shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend, kapjen e shtetit, mosfuksionimin e institucioneve, mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, rënien ekonomike, shpopullimin e Shqipërisë, si dhe bllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryetari Basha dhe Kryeparlamentari Austriak patën dakordësi të plotë se udhërrëfyesi më i mirë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut. Kryetari Basha e informoi Kryeparlamentarin Sobotka lidhur me angazhimin e plotë të Partisë Demokratike për të realizuar detyrimet e saj në raport me kushtet e mësipërme, me qëllim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Dy janë problemet kryesore të Shqipërisë, dy janë çështjet kryesore të miqve tanë. Së pari, hapja e negociatave. Së dyti, zgjidhja e krizës politike në vend. Të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Austria ka mbështetur hapjen e negociatave, duke përqafuar kushtëzimin gjerman, që tashmë është kthyer në kushtëzim evropian. Duke falenderuar Austrinë, i shpreha vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të bërë gjithçka për reformën zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Presidenti Sobotka shprehu bindjen se reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për gjendjen që po kalon vendi, si dhe për perspektivën e mëtejshme. Ai e siguroi Bashën për vëmendjen e tij dhe të Austrisë ndaj rolit dhe qëndrimeve të opozitës në Shqipëri.

Ndër të tjera Kryeparlamentari austriak nënvizoi rolin e medias në shoqëritë demokratike duke theksuar gjatë takimit se në Shqipëri duhen bërë përpjekjet maksimale për fuqizimin e medias së lirë dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe se çdo përpjekje në të kundërt do të ishte në dëm të interesit të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular