BallinaKryesore"S’kam plane për dasmë", Olta Gixhari: Partneri im nuk është person publik

“S’kam plane për dasmë”, Olta Gixhari: Partneri im nuk është person publik

spot_img
spot_img

Olta Gixhari ka gjetur dashurinë. E ftuar te spektakli “Në kurthin e Piter Panit”, aktorja pranoi se ishte e dashuruar dhe pranë celebrimit të kësaj marrëdhënieje. “Që kur kam nisur të ndjek ‘Piter Panin’ dhe t’ju shikoj juve në televizion, më ka lindur dëshira të kem një bebe…”, – tha si fillim Olta Gixhari dhe pas kësaj, Alketa e pyeti menjëherë “E ke gjetur fatlumin?” dhe menjëherë Olta pranoi

“Po!” Madje, pas kësaj, aktorja e njohur pranoi edhe se njërën prej unazave që mban në gisht, për të cilën fëmijët e pyetën që në fillim, e ka nga fatlumi: “Po, pak a shumë po”, – tha ajo pas pyetjes nëse unazën e ka dhuratë nga “fatlumi”…

“E kemi gjetur fatlumin. Pak a shumë në ato ujëra (për fejesën)”, u shpreh biondja seksi. Kaq mjaftoi që rrjeti të “vlonte” nga kjo lidhje që është mbajtur diskrete. Menjëherë në media qarkulloi lajmi se Olta jo vetëm që ishte fejuar, por së shpejti do të kishim edhe një dasmë. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, aktorja ka pranuar të ndajë disa detaje nga historia e dashurisë, që deri më sot kishte vendosur ta mbante sekrete. “Nuk kam plane për dasmë. Por jam në një marrëdhënie në të cilën po ndërtojmë plane afatgjate”, ka rrëfyer ajo duke u shprehur se ndjehet më e dashuruar se kurrë.

Gjithnjë hermetike sa i përket jetës së saj private, ajo nuk është fotografuar kurrë në krah të një mashkulli, kurrë asnjë fjali nuk ka pranuar të thotë për një lidhje të sajën. E duket se tashmë që është e sigurt për hapat që po hedh, ka ardhur momenti që pak nga pak ta prezantojë edhe për publikun djaloshin që i ka fituar zemrën biondes seksi. Duke mos dashur t’i zbulojë identitetin, Olta na heq vetëm një kuriozitet. Pyetjes sonë nëse përkrah ka një person publik, ajo i përgjigjet: “Jo, nuk është fare një person publik”. E siç duket, një histori e fortë dashurie, shumë shpejt do të përfundojë edhe me zyrtarizimin, pse jo edhe për sytë e të gjithë kureshtarëve, për të parë se kush është djali që arriti t’i fitonte zemrën aktores së njohur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular