BallinaAktualitetShkon në 366 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, infektohet...

Shkon në 366 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, infektohet edhe kreu i ushtrisë

spot_img
spot_img

Ka shkuar në 366 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 622 rezultojnë të shëruar.

Sipas mediave italiane numri i të prekurve është aktualisht 6.387.  Ndërkohë në Lombardi që është zona më e prekur numri i të vdekurve është rritur frikshëm, ku rezultojnë 267 të vdekur, 113 prej tyre janë shënuar vetëm 24 orët e fundit.

Sakaq, janë 4,189 të cilët kanë rezultuar pozitivë në Lombardi. Këshilltari për Mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera theksoi se mënyra e vetme për të fituar këtë betejë është që të shmangen tubimet.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane Salvatore Farina rezultoi pozitiv ndaj testeve për koronavirus. “Sot bëra testet për koronavirus të cila rezultuan pozitive. Për momentin jam vetëkarantinuar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Jam në kujdes të veçantë nga mjekët” thotë ai.

Gjatë ditës së sotme qeveria italiane vendosi që të bllokojnë lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera. Pak më herë kompania ajrore “Alitalia” njoftoi se do të ndërpresë nga dita e nesërme të gjitha fluturimet në aeroportin e Milanos. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular