BallinaAktualitetBesa Shahini: Shkollat të mbyllura deri më 23 mars, fëmijët dhe të...

Besa Shahini: Shkollat të mbyllura deri më 23 mars, fëmijët dhe të rinjtë s’janë të rrezikuar, por…

spot_img
spot_img

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njofton se institucionet arsimore do të mbyllen deri më 23 mars.

Urdhri për mbylljen e shkollave është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe është firmosur nga Task Forca për koronavirusin, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy rastet e para, babë e bir, 54 dhe 28 vjeç.

Njoftimi i ministres Shahini:

U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.

Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.

Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular