BallinaAktualitetKoronavirusi në Shqipëri/Ja skandalet e Ministrisë së Shëndetësisë me njoftimin

Koronavirusi në Shqipëri/Ja skandalet e Ministrisë së Shëndetësisë me njoftimin

spot_img
spot_img

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri, duke thënë shkurtimisht se “dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale”.

Por ndërkohë, mëngjesin e së hënës, dogana e Hanit të Hotit deklaroi se “shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Muriqani, ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28-vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”.

Pra ministria as nuk e di se nga cila pikë doganore ka hyrë personi që mendohet se është infektuar në Itali.

Jo vetëm kaq, por ajo njofton se të dy kanë udhëtuar së bashku me një makinë, kurse sot u mësua se djali e ka infektuar babanë.

Dy gafa të rënda, sidomos në ditën kur qeveria sulmon median se po përhap panik, ndërsa vetë tregohet e papërgjegjeshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular