Lidhur me skandalin e maskave mbrojtëse të cilat janë shpërndarë në të gjithë vendin në kuadër të masave kundër Koronavirusit, reagon edhe gazetari e analisti Andi Bushati.
Përmes një postimi në Facebook, Bushati shprehet se një gjë të tillë nuk do ta besonte edhe sikur ta shihte në një film afrikan të dorës së tretë.
“Kjo do ishte vërtetë tepër. Një bandë e propagandës së Rilindjes, që në një magazinë të fshehtë, ngjit pullat fallco mbi datën e skadencës që i shpërndahen spitaleve publike kundër koronavirusit. Edhe po ta kisha parë në një film afrikan të dorës së tretë, do më ishte dukur trillim i dobët”, shkruan Bushati.
Sipas denoncimit të Partisë Demokratike, 1.2 milionë maska të skaduara janë shpërndarë në spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit. Akuzë kjo e pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, edhe pse të skaduara maskat mund të përdoren normalisht.
Videoja e mëposhtme, e publikuar nga PD, tregon se si i është mbuluar data reale e skadencës maskave mbrojtëse: