Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali.
Ditën e sotme ka shkuar në 631 viktima e 10149 të infektuar.
Ekzistojnë 8,514 pacientë me koronavirus momentalisht në Itali, 529 më shumë se ditën e djeshme.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – ka shkuar në 10,149.
Të dhënat u bënë publike nga Komisari i Urgjencës Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp për Mbrojtjen Civile.
“Viktima gjithsej janë 631, krahasuar me dje ka një shtesë prej 168 viktimash të tjera.”