BallinaAktualitetEdhe Turqia preket nga koronavirusi, konfirmohet rasti i parë me virusin vdekjeprurës

Edhe Turqia preket nga koronavirusi, konfirmohet rasti i parë me virusin vdekjeprurës

spot_img
spot_img

Turqia konfirmoi të martën rastin e saj të parë me coronavirus dhe tha se personi i prekur ishte një burrë turk që ishte futur në izolim në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ai që ka bërë të ditur lajmin, gjatë një konference për shtyp të martën vonë.

Sipas tij, personi kontraktoi virusin ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që kthehen të vendosen vetë në karantinë për 14 ditë.

Familjarët e pacientit janë nën vëzhgim, ka bërë të ditur Koca.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, në rajonin e Ballkanit, Greqia mban rekordin me 45 raste të konfirmuara, Kroacia me 13, Bosnja 2, Rumania me 7 dhe Serbia me 2.

Të paprekura qëndrojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Ndërkaq, në botë, numri i të prekurve me coronavirus konsiderohet të ketë arritur rreth 110 mijë persona. Italia është vendi më i prekur në Evropë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular