Coronavirus po gjunjëzon Europën dhe botën e sportit. Së fundmi është mësuar se edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Klubi i Arsenalit doli me deklaratë zyrtare dhe bëri me dije se tekniku është prekur. Ekipi do të futet në karantinë, ndërsa pritet që Premier League të penalizohet tashmë.
Infektimi mund të jetë bërë në ndeshjen kundër Olympiacos.