Rezultate surprizë në mbrëmjen e sotme të Champions League, që ka parë të dalë nga skena kampiona në fuqi e veprimtarisë, Liverpuli, i cili u mposht dhe në sfidën e dytë në “Anfield” nga Atletiko e Madridit. Në fakt, 90 minutat e rregullta u mbyllën me fitoren 1-0 të vendësve, ke golin e Vijanldum, i cili bëri të fillonte shtesa prej 30 minutash.
Madje edhe këtu Liverpuli shpërthen dhe gjen menjëherë golin e dytë, që e vendos në përgjumje ekipin e Klopit. Atletiko, e cila ka mishëruar gjatë këtyre viteve shpirtin rebel dhe të paepur të Simeones, përfiton nga kjo përgjumje dhe do të shënojë tre herë, dy herë me Jorenten dhe në fund me Moratën, për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-2 për spanjollët, të cilët kalojnë më tej me shifrat 4-2.
Kualikohet edhe Paris Sën Zhërmeni. Kampionët e Francës kanë përmbysur humbjen 2-1 në Dortmund, duke fituar 2-0 ndaj Borusias me gola të shënuar që në pjesën e parë nga Nejmar dhe Bernat.
Pas këtyre rezultateve, Atletiko Madrid dhe PSG u bashkohen Atalantës dhe Lajpcigut të kualifikuara më parë.