Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
– Kryeministrit: “Përrallat me luftëratregua Zaho-ve,ndërsa përsigurinë e jetëssë qytetarëve keni përgjegjësi shtetërore”!
- Vetëm për hatër të së vërtetës, duhet përsëritur se,Zoti Basha, sikurseedhe në rastin e tërmetit, edhe për pandeminë e Coronavirusit, ka bërë diferencën e sjelljespolitike në 30 vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës së bllokmenëve të vjetër: “Zero politikë. Zero propagandë. Zero kompromise me jetën, fatkeqësitë, sigurinë e qytetarëvedhe interesat kombëtare”.
Konkretisht,që në ditën e parë të shfaqjes sëpandemisë(COVID-19) në Italinë fqinje, Basha i`u ka adresuar thirrje të përsërituara qytetarëve: “të ruajmë qetësinë, të shmangim panikun, tërrisim vigjilencën dhe solidaritetin mbarëqytetar, zbatiminelistëssë masave parandauese sipas protokollit të OBSH si dhe raportuar menjëherë simptomat pranë institucioneve shëndetësore”.
Po ashtu, çdo ditëe në vijim, i ka bërë thirrje Qeverisëtë mos bëjë propagandë, por: “vlerësimin urgjent të rriskut; vlerësim të skenarëve të mundshëm sipas shkallës së rreziqeve; tëpërcaktojënevojatpër pajisje, personel, kapacitete dhe buxhet shtesë; përkujdesje e shtuar shëndetësore; transparencë dhe solidaritet mbarëqytetar”.
Më konkretisht, opozita i ka kërkuar Qeverisë që, nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave dhe maskave bazike, të cilat “për fajin e Bashës!!” na dolën se paskan skaduar që në vitin 2011), urgjentisht, të realizojë blerjen e paketave tëpajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve, infrastrukturave,detyrimetshtrënguese dhe masave të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuarëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra/grumbulluara nga eksperienca e vendeve të prekura. Nuk kemi kërkuar që Qeveria “të shpikte rrotën”, por thjesht të alokonte një përqasje si, p.sh: të Rumanisë.
Po ashtu, Zoti Basha, kurrë “nuk u ka bërë biografine politike”, siç në fakt, po bën Kryeminstri dalldisur dhe Ministria kamikaze e Shëndetësisë, etj …”, por ka shprehur mirenjohjen, përkujdesjen dhe mbështetjen e paskursyer për sakrificat heroike dhe vetëmohimin e paçmuar të personelit të mjekesor, Policisë së Shtetit, ushtarakëvedhe këdo të angazhuar në vijën e parë.
Në shtesë, ne cilësinë e ekspertit, duke çmuar sejeta e qytetarëvepërbënpjesën më thelbësore të Strategjisë së Sigurisë, sugjerova mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili, e përsëris edhe më qartë, mbeteti vetmi mekanizëm i besueshëm kushtetues, ku Qeveria, institucionet dhe strukturat shtetërore kanë detyrimin zyrtar të raportojnë zyrtarisht (neni 92/h i Kushtetutës),për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, inventarin e gjendjen faktike të kapaciteteve dhe planet e blerjes sëpajisjeve speciale, për të parandaluar, reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë pandemi mjekësore.
Si shembull, përsërisërastin e Rumanisë, ku Presidenti 3 javë më parë zhvilloi një takim-urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me këtë subjekt.Porcilat ishin produktete takimit?!
“Një matricëe integruar kombëtare, me vlerësimet dhe skenarët e mundshëm sipas peshës së rrezikut (risk assessment); paketa e masave, institucionet përgjegjëse respektive dhe plani i aktivizimit të kapacitetetevepër t`u përballur në mënyrë të përshkallëzuar me virusin. Kështu, në fazën e parë, të gjithë personat qëvinin nga zonat e infektuarapër në Rumani,i`u nënështruan karantinës së detyrueshme 15 ditore. Shkelësit e saj i ndëshkonte (këtë qëQeveria po bënë“si kofini pas të vjelave”). Kjo matricëështë e shtrirënë 4 faza, sipas 4 skenarëve, deri te më i vështiri (worst case scenario). Ekpertët Rumunë kanë parashikuar mesin e prillit, si pikën kulmore të përballjes me këtë virus. Kujtoj se, në Itali jetojnë rreth 1.3 milionërumunë, dhe vetëm në 1 ditëpas epidemisë,nga Italia drejt Rumanisëkanë udhëtuar rreth 40 mijë qytetarë. Kështu, përqasja e Rumanisëkonsiderohet si model i sjelljes shtetërore ndaj përhapjes së virusit.
Në vijim, nën drejtimin, shembullin dhe direktivën e Kryetarit PD:“Te qytetarët, me qytetarët, për qytetarët”,strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës, prej 2 javësh vijojmë tëndjekim (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, të përgjegjshëm dhe tëmotivuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë, me qëllim mospërhapjen, menaxhimin e rrezikut, adresimin e masave të duhura, si dhe ulur në maksimumin e mundshëm pasojat.
- B. Në të kundërt, sjellja e Kryeministrit: “papërgjegjshmëri cinike, llogje me rrogëtarët-gjuz-arë në palo-Kuvend”, qesëndisje“si gratë e liga, gjithë dynjanë,”dhe zbulon“armikun e popullit” te rivalët politikë, te opozita, te Basha, armiqtë jashtëm ose koalicion armiqësh njeherësh.
E thenë më qartë,Qeveria dhe institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë kushtetuese për adresimin e masave parandaluese: “jo tëtregojë përralla me luftëra për Zahot,as të bëjë prapagandë cinike me Braçe-Manastrilliu&co; as tëshpërdorohet/deformohet në njëluftë politike për të mbajtur me “dhëmbë” pusht-etin, si dhe as llastohet me paranojën e pushtetarit të madhërishëm”,por të zhvillojë kapacitete për të siguruar jetën e qytetarëve nga këto kërcënime.
Mbasi fatkeqësisht u konfirmua pacienti i parë (por jo pacienti zero), Opozita shprehushqetësimin dhe denoncoi një fakt kriminaltë vërtetë: “maskat për personelin mjekësor kanë skaduar që në vitin 2011”, si dhe i bëri thirrje Prokurorisë (jo PM), ta hetojë këtëakt kriminal.
Përsëri, Kryeminsitri krekoset si ‘kaposhi në majë të…”,por edhe këtë radhë, si pothuaj në 7 vjet, nuk na “zhgënjeu aspak”, me arrogancën, dalldisjen, paaftësinë, deformimin, papërgjegjshmërinë dhe propagandën cinike.
Qytetarët shqiptarë nuk janë as çiliminjë, as Braçia, as Spiropali, që t`u tregohen përralla me armiq-politik, me tanke dhe bunkierë, por as dele për t`u ushqyer me propagandë/diarenë politike të ditës, me fjalime dhe gënjeshtra. Mjaft është mjaft – enough is enough!
Në përmbledhje, i kërkoj Kryeministrit, të mos shpenzojë energji në “betejat bolshevike me opozitën”, të mos bëjë “biografinë politike të mjekëve dhe infermiereve”, por ta ngulisëmirë në mëndje se, nuk është pronar,e as “i dërguari i Allaut”, por më i paguari dhe përgjegjësinr. 1 për standardet e sigurisëejetës së qytetarëve.
Si ish-funsionar i lartë ushtarak, do këshilloja planizimin, pajisjen (me mjete mbrojtëse të paskaduara!) dhe përdorimin e përshkallëzuar të Forcave të Armatosuara. Thënë këtë, i bëj apel qeverisë, që përdorimi i Policisë Ushtarake (pjesë e organikës së FA) të bëhet vetëm mbi bazën e neneve 173 dhe 174 të kushtetutes (pas vendosjen gjendjes së jashtëzakonshme & fatëkeqësive natyrore), si dhe mbi bazën e neneve 22 dhe 23 të ligjit nr. 59/2014: “mbi pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA”. Dhe ri-kujtoj se Gjykata Kushtetuese, me vendim nr. 10-15 ka rrezuar dy pikat (3), të neneve (22 & 23), të cilat i jepnin Kryeministrit, 2 kopetenca në Komandimin e FA në kohë paqe (përqasje e pushteteve totalitare, si Kim Jongu)!!
Per më tepër, këshilloj Kryeministrin,si dhe çdo përfaqësues tëklikës nëikje:“të bëjnë vaksinënanti-paranojë”, të lënë protagonismin delikuent, propagandën cinike, përrallatme loja-luftrash dhe dalldisjen bolshevike kundër opozitës, porthjeshttë ushtrojëme përgjegjësi dhe urtësi detyrën ndaj sigurisë sëqyetarëve dhe interesave kombëtare.
Së fundmi, por e para nga rëndësia, uroj, lutem dhe besoj fortëse,mbarëshqiptarëtdo i`a dalim të fitojmë betejën me të keqen, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjevete të botës së qytetëruar derinë fitorene luftës me këtë pandemi (kërcënim jetik për qytetarët).
*Gjeneral ®Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës