Kryeministri Edi Rama deklaroi se neser administrata do e kete pushim, per shkak te shtetrrethimit per zonen e Tiranes dhe te Durresit, ne kuader te masave kunder koronavirusit.
Po ashtu ai theksoi se punonjesit e aerportit dhe te institucioneve shteterore qe kryejne funksione te domosdoshme, duhet te akreditojne emrat e tyre prane drejtorise se Policise.
MESAZHI I RAMES
🔴 NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM
🔴 PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR
🔴 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA