Pasi u vetëhymnizua duke thënë se shqiptarët janë me fat që e kanë atë si kryeministër, Edi Rama nuk i ndaloi deklaratat e tij me batuta.
I njohur për këto batuta, që i lëshon për të dalë nga situata, kur nuk ka përgjigje, Rama sonte më shumë se zgjidhje, ofroi deklarata të habitshme për shqiptarët.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu në lidhje me maskat e skaduara, Edi Rama lëshoi një batutë: Maskat janë si parfumet, përdoren edhe të skaduara dhe kanë efekt 99%.
Problemi qëndron se mjekët kanë pasur probleme në lidhje me këto maska, duke u shkaktuar irritime në fytyrë.
Ishte Partia Demokratike që zbuloi se maskat kishin skaduar në vitin 2011 dhe u ishte vendosur pullë e re.
Rama doli më vonë për të ‘mbuluar diellin me shoshë’, duke pranuar se maskat ishin të skaduara, por duhej të përdoreshin pasi nuk kishin problem dhe efekti i tyre ishte 99%.