BallinaAktualitetVideo/Fevziu – Ramës: S’flasim dot në telefon se na del mesazhi yt

Video/Fevziu – Ramës: S’flasim dot në telefon se na del mesazhi yt

spot_img
spot_img

Gjatë ditës së enjte, Kryeministri Rama shpërndau tek qytetarët shqiptarë përmes kompanive telefonike, një mesazh zanor informativ lidhur me masat për parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Ky argument është prekur edhe në diskutimin e tij në studion e emisonit “Opinion”, ku ndër të tjera edhe një herë Rama e cilësoi situatën një gjendje lufte.

Gzetari Blendi Fevziu i lexoi Kryeministrit edhe mesazhet  që një mjek shqiptar ne banim në Gjermani, dërgoi duke pyetur lidhur me masat që janë marr për mbrojtjen e stafit mjekësor.

Rama: Edhe një herë po them që personeli mjekësor i cili është në zonën e nxehtë të kësaj lufte në spitalin infektiv i ka të gjitha mjett mbrojtëse të standardeve ndërkombëtare, duan apo nuk duan  ata që të shkruajnë ty, i bën mirë kjo apo s’i bën mirë spektaklit tuaj televiziv.

Nuk ndodhin në asnjë vend të botës këto histori me telefon në dorë të shkruajnë mjekët. Nuk mungon asnjë pajisje mbrojtëse e mjekëve. Nuk kemi asnjë mungesë kapacitetesh për të përballuar këtë situatë . Nëse kolapsoi sistemi i Lombardisë, nga më ekselenëtt në botë, kjo i tregon të gjitha, por masat drastike që Italia nuk i mori ne po i marrim, të ndihmojmë sistemin. Por ama këto historitë a ka kite a s’ka kite, a ka respiratorë a ska….  Janë të gjitha ato që duhen. Është mirë që çdo studio televizive t’i shërbejë opinionit,  jo duke futur spica dhe duke i futur ankthin, por duke i dhënë argumenta dhe shpjegime. Nuk ka vend në botë që nuk kanë ushtarët pushkë kur vendi është në luftë.

Fevziu: Po ku ka vend që Kryeministri të del në telefon kur ti merr regjisorin e emisionit , s’flasim dot në telefon se del mesazhi yt: mos dëgjo mediat, hap dritaren.  Ku ka vend në botë, që ti merr regjisorin dhe të thotë: Jam Edi Rama.

Rama: Kjo është luftë dhe unë dal në telefon ashtu sikurse edhe të tjerë e kanë bërë këtë. Do doja shumë ta kisha shpikur unë, por këtë gjë nuk e shpika unë./ Opinion.al

 

 

6
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular