BallinaKryesoreShifrat: Ja si e mposhti Basha, Ramën edhe në audiencë

Shifrat: Ja si e mposhti Basha, Ramën edhe në audiencë

spot_img
spot_img

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka regjistruar një audiencë rekord në ‘Opinion’ duke tërhequr 55.6 të audiencës kombëtare. Kryeministri Edi Rama, megjithëse konsumoi dyfish më shumë kohë se Basha gjatë intervistës me Blendi Fevziun, është ndjekur nga më pak njerëz se kryedemokrati Basha.

Kreu i opozitës shqiptare, Basha, në studion e emisionit “Opinion” tha se  qeveria nuk i ka marrë në kohë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ai shtoi se paralajmërimi i opozitës nuk u mor në konsideratë, pavarësisht se erdhi që në datën 2 Shkurt.

Basha: Kriza kërkon jo t’i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intensiteti i masave nuk mund të fillojë pas shfaqjes. Kriza në Kinë na dha 45 ditë kohë. Këtë ka kërkuar opozita prej datës 2 shkurt dhe personalisht prej datës 24 shkurt. Qeveria nuk i ka ndërmarr këto masa.

Në 24 shkurt në një nga daljet e para kam kërkuar një regjistër të posaçëm pëer të ardhurit nga zonat e kuqe. Nuk e bëri, sepse atëherë zoti Rama ishte në një tjetër gjendje mendore, sepse ishte bashkangjitur në një gjendje të minizimit të riskut duke kthyer deri në tallje. Dy javë më pas ka nxjerrë personat e ushtrisë. Imagjinoni sa e lehtë do të kishte qenë nëse do të ishte krijuar regjistri i personave. Një masë që ne propozuam dhe u mor 2 javë me vonesë.

Qeveria nuk duhej te kishte kompleksin pse i propozoi PD. Në këtë moment secili duhet të bëjë detyrën e vet, një javë më parë kam kërkuar gjithë angazhimin e personelit në pension.

Më në fund ditën e sotme u morën masa edhe për biznesin fason. Kjo krizë duhet të menaxhohet për të kuptuar çfarë do të ndodhë nesër.

Ne kemi një buxhet 3.5 milionë euro, Kosova ka vënë 10 milionë akoma nuk ka asnjë pacient. Shqipëria ka shumë pak para, me to nuk mjafton as dezinfektimi i qendrave shëndetësore. Kryesorja është ruajtja e personelit shëndetësor dhe personeli shëndetësor nuk është i mbrojtur.

Në spitalin infektiv një pjesë janë të pajisur, por nuk është vetëm kjo vija e parë, vija e parë është shëndeti parësor.

Protokollet duhet të jenë të qarta , sepse mjeku që sulmoi Kryeministri nuk tha që s’i kam, por koordinatorët i çuan një pacient me koronavirus si pacient të zakonshëm dhe ai u vetizolua. Gjë që ndodhi edhe në Durrës, duket qartë që Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur për këtë epidemi.

Paralajmerimet u injoruan, u përqeshën. Megjithatë nuk është as koha dhe as vendi për të nxjerrë përgjegjësitë. Tani është koha të bëjmë gjithcka për shëndetin sigurine dhe mirëqenien e shqiptarëve të kaluar me pasoja sa më të lehta.

Tani na duhen mendje esëll, këmbë në tokë, vendime të forta, na duhet një plan dhe transparenca, ku të gjithë të dinë se çfarë do bëjnë dhe çfarë pritet prej gjithsecilit. Mjekët të kenë pajisjet e mjaftueshme për t’i kuruar pacientët  kur të shtohet vala, dhe sigurisht që do të shtohet të kenë pajisjet e nevojshme për t’i kuruar.

Kemi vetëm 120 njësi respiratore, do të presim derisa të mbushen korridoret? Duhet të ishin marr masat para 2 javësh, tre javësh, dhe nëse nuk marrim masat sot, do t’i kemi njerëzit pa pajisjet bazë për t’i trajtuar. Mjekët duhet të ketë pajisje mbrojtëse, kite, tamponë testimi.

Qytetarët të zbatojnë këshillat e dhëna nga mjekët, si distancimi social dhe kujdesi higjenik.

Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular