Dashi
Mëngjesi juaj do nisë me një lojë shumë argëtuese që do ju inkurajojë të kaloni një fundjavë të mirë. Në fushën e miqësisë do të shihni ngjarje të papritura dhe të këndshme që ndodhin, falë komunikimit dhe iniciativës suaj. Ditë ideale për të udhëtuar, për të përmbushur çdo dëshirë.
Demi
Krijimtaria juaj do të theksohet dhe përmirësohet ditën e sotme. Mendoni për strategji, përpunoni projekte, madje edhe ato që nuk zbatohen menjëherë: gjithmonë mund t’i mbani në rezervë në sirtar për mundësinë e parë më të mirë. Me Jupiterin në anën tuaj, ju do të merrni atë që dëshironi me pak përpjekje! Do jeni konkret në jetën e përditshme dhe pasionant në shtrat.
Binjakët
Hëna e shtrembër në Shigjetari, tregues i disa mërzitjeve në marrëdhëniet private dhe shoqërore. Nëse jeni në çift, mbajeni frymën kritike këto kohë. Nëse vazhdoni të shihni vetëm të metat e atyre që janë përreth jush, vështirë se do të jeni emocionalisht të mjaftueshëm për t’u lidhur me një partner të mundshëm.
Gaforrja
Ditën e sotme do të keni mundësi të organizoni programe argëtuese me miqtë. Kjo do të jetë kënaqësia juaj këtë të shtunë, e animuar nga disa takime surprizë, por edhe nga raste stimuluese kulturore. Bëni kujdes me veprimet tuaja. Është e vërtetë që ju jeni të sigurt për veten tuaj, por një minimum strategjie është gjithashtu e nevojshme për ju.
Luani
Hëna në fushën e pestë ju jep ndjesi të këndshme dhe dashuri të sigurta. Këtë të shtunë do kryeni detyrat familjare dhe kjo do ju bëjë të disponueshëm edhe për vëmendjen e partnerit. Kultivoni mirëqenien, jini optimistë dhe jeni në shoqërinë e atyre që ju pëlqen, kjo ju bën të ndjeheni mirë! Në mbrëmje, një shfaqje teatri ose një koncert.
Virgjëresha
Dita do t’ju testojë në fronte të ndryshme! Fillimi i fundjavës, fton shumicën prej jush të tregojë të gjitha cilësitë që ju sjell zodiakut. Sido që të jetë problemi, drejtohuni mirësjelljes, prekjes, sensit të përbashkët, durimit dhe tolerancës që ju karakterizojnë kaq shumë! Nuk do ju pëlqejnë aspak programet partnere dhe ato miqësore.
Peshorja
Simpatia dhe krijimtaria do të mbështesin shumicën prej jush sot, por do të ketë gjithashtu aftësinë praktike për të arritur gjithçka që sugjeron frymëzimi. Mund të mbështeteni në një ditë të mbushur me ide dhe projekte që do të keni ditën e sotme. Në jetën në çift, mbrëmja përfshin temperatura të nxehta në zemrën tuaj dhe emocione shumë intensive.
Akrepi
Në shtëpi dhe në familje do flsini për para, madje edhe shpenzime të mëdha, për diçka të ekzagjeruar dhe të panevojshëm: të afërmit ju shtypin me gjykime të pamerituara. Më mirë lini fushën e betejës dhe merruni me një projekt krijues.
Shigjetari
Hëna është aleati juaj, ju shtyn drejt qëllimeve të reja. Mendoni shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për hartimin e planeve për të ardhmen, pa harruar mësimet e së kaluarës. Do të jeni absolutisht i pamposhtur! Në frontin e dashurisë, yjet ju nxisin të guxoni. Pse jo? Vlerësoni të mirat dhe të këqijat dhe mos e ndërlikoni jetën tuaj!
Bricjapi
Kjo nuk është koha e duhur për të vepruar! Përfitoni nga kjo fazë dhe përpiquni të merreni me gjërat e tjera që ju i keni dhe i konsideroni të parëndësishme. Ju keni një sens për të analizuar gjërat që ju pëlqejnë dhe për të thënë jo për gjëtat që nuk ju interesojnë më. Edhe në dashuri përpiquni të kuptoni se çfarë doni vërtet në një lidhje.
Ujori
Ditë interesante për Ujorin Hëna në Shigjetari ju jep një të shtunë të gjallë, interesante dhe plot lajme. Do keni angazhime të ndryshme praktike që karakterizojnë fundjavat e shumicës prej jush: zgjeroni rrethin e njohurive, udhëtimet, vizitoni muzetë dhe qytetet e artit. Në fushën e ndjenjave, ëndrrat që keni mund të realizohen vërtet.
Peshqit
Ditën e sotmë do ndiheni të lodhur, do keni bezdi dhe nervozizëm. Sidoqoftë, ju keni një ushtri planetësh nga ana juaj (Dielli, Venusi, Marsi, Jupiteri, etj.); prandaj nuk keni asgjë nga frika. Mos e veproni nëse gjendja shpirtërore nuk është aq e ndritshme si gjithmonë dhe nëse gjërat nuk kthehen në drejtimin e dëshiruar! Jini të durueshëm deri nesër.