BallinaKryesoreU fut ne karantinë, zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

U fut ne karantinë, zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

spot_img
spot_img

Futbollisti Cristiano Ronaldo u fut në karantinë pasi pati kontakt me futbollistin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili rezultoi pozitiv nga testi i Koronavirusit.
Mediat e huaja bënë me dije se Ronaldo e kishte takuar Rugani-n dhe për këtë arsye kishte vendosur të futej në karantinë.

Cristiano iu nënshtrua analizave, ndërsa Guvernatori i Madeira-s ka bërë të ditur gjendjen e tij aktuale.
Sipas tij, futbollisti s’ka asnjë shans të jetë infektuar.
“Nuk mund të flas për këto gjëra për arsye të privatësisë por mund t’iu siguroj se situata është analizuar dhe për momentin nuk ka asnjë shans të që të jetë infektuar, por ashtu edhe familja e tij”.- është shprehur ai.
Megjithëse ka marrë leje të fluturojë me avionin e tij personal, Ronaldo nuk ka lëvizur drejt Torino-s për të vizituar mamanë e tij në spital dhe duket se do të vazhdojë vetëizolimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular