BallinaOP EDJunta ushtarake e Ramës përballë ushtrisë së koronavirusëve dhe Besëlidhja Kuqezi përballë...

Junta ushtarake e Ramës përballë ushtrisë së koronavirusëve dhe Besëlidhja Kuqezi përballë ramavirusëve

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj

Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 prilli i vitit 1939, e premtja e zezë, ku nga toka, deti dhe ajri Ushtria Fashiste e Musolinit sulmoj Atdheun tonë.
Pas 79 vitesh ushtria e koronavirusëve italianë, që siç dëshmojnë shkencëtarët është më e egër se ushtria e koronavirusëve kinezë sulmoj nga toka, deti e ajri Shqipërinë.
Shqiptarët e kanë fituar betejën me fashizmin e Duçes dhe nazifashizmin e Hitlerit, ndaj dhe kësaj radhe do të triumfojnë.
Në këtë betejë biologjike, me një armik të pamëshirshëm, në frontin e parë, të vendosur për të shpëtuar çdo jetë njerëzore janë misionarët, heronjtë e vertetë bluzat e bardha, mjekët, infermerët, sanitarët personeli mjeksorë, të cilëve duhet tu përkulemi me respekt e mirënjohje për sakrificën humanitare dhe të zbatojmë me rigorozitet porositë e tyre.
Edi Rama dhe qeveria e tij në vend që të mbeshtesë këtë armatë të madhe njerëzore e profesionale po përpiqet të përfitojë politikisht nga kjo situatë ashtu siç bëri me termetin e 26 nëntorit.
Në vend që të kërkojë falje për reagimin me vonesë, për akuzat ndaj opozitës për panik pse i kërkuan të merrte masa, për maskat e skaduara, për sulmin që u bëri mjekëve, po ban të kundërtën, po përhap panik vetë nëpërmjet plutokracisë së tij mediatike, me qëllim për ti frustruar e nënshtruar shqiptarët e për të krijuar varësi ndaj tij.
Maltusi ynë, ideatori i shpopullimit të Shqipërisë, Peteni shqipfolës, timonieri i qeverisë simotër të Vishisë, kuislingu që vendosi kufijë të ri mes shqiptarëve, i përfshirë në strukturat mafiozo- politike rajonale e shoqeritë e fshehta u bë pjesë e skenarëve politikë, mafiozë për ndarjen e tokave shqiptare dhe shkembimin e trojeve arbërore.
Despoti ynë u rrembeu e përvetësoj shqiptarëve gjithçka, demosit gracinë, Shqipërisë Kushtetutën e asetet kombëtare, Atdheut integritetin, Kombit dinjitetin, qytetarit votën, lirinë, personalitetin, pasurinë, besimin, Biblen, Kuranin, kultet e besimeve fetare, avenirin e jetës, tani nëpërmjet kompanive celulare po u grabit edhe privatësinë.
Të bëmat e tij mund të ia kalojnë “Arturo Ui” -së të Bertolt Brehtit.
Ai e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Europës, oaz të krimit të organizuar, trampolinë të narkotrafiqeve të organizatave mafioze- kriminale- ndërkombëtare, hambar të mbetjeve toksike.
Për të mbajtur pushtetin e grabitur me vota të vjedhura dhe me paratë e pista të baronëve të drogës dhe organizatave kriminale, Ksenofobi Edi Rama arriti deri aty sa të përdorë ndaj popullit opozitar lënde helmuese luftarake ashtu si Sadam Hyseni, Gedafi dhe Asadi ndaj popujve të tyre dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë të sponsorizojë filma komedi për të shprehur urrejtjen patologjike në mënyrë sarkastike për malësorët e Veriun e Shqipërisë.
Pas termetit të 26 nëntorit na u shfaq një Kryeministër tjetër.
Në studiot televizive të kontrolluara prej tij kuratorët mercenarë u përpoqën ta promovojnë Nastradinin tonë, si humanist, filantrop të madh, si altruist të jashtëzakonshëm.
Sapo ua mori institucioneve ndërkombëtare mbështetjen që kërkonte, në fakt formë kreditimi e butë, për tejkalimin e pasojave të termetit, u krekos si gjeli dhe vazhdoj kurthet, intrigat, shantazhet dhe sponsorizoj skenarin për realizimin e puçit kushtetues, grabitjen e Gjykatës Kushtetuese dhe invadimin e Presidencës, asgjësimin përfundimtar të shtetit të së drejtës, ndërsa rilindasit e dehur nga adrenalina shpërthyen nëpër media e morëm mandatin e tretë, duke u vetëdekonspiruar se e blejnë pushtetin me para e nuk u intersojnë fare fatet e mijëra qytetarëve të mbetur pa strehë.
Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, DASH, në raportet vjetore, Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit, Komisioni i Venecias, mediat ndërkombëtare, opinioni publik i brendshëm dhe i jashtëm e kanë kryqëzuar Edi Ramën dhe regjimin e partisë artisë shtet të Rilindjes dhe e kanë zënë si dhelprën në çark.
Komisioni i Venecias e rrëzojë krejt
piramidën antikushtetuese.
DASH në raportin vjetor nënvizon.
“Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, korrupsioni i kudo ndodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale.
Pandeshkueshmëria vazhdon të mbetet problem serioz.
Ndjekja penale dhe veçanarisht denimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje ka qenë sparodik dhe jo konsistent.
Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh arritën të shmangin ndjekjen penale”.
Freedom House me seli në SHBA në raportin për Shqipërinë thekson se “Ajo hyn në grupin e vendeve gjysëm të lira”.
“Regjim hibrid që po shket drejt autokracisë” e emërton një organizatë tjetër ndërkombëtare prestigjioze.
Besëlidhja Kuqezi e 2 Marsit e nisi Titanikun Rilindas drejt Trekëndëshit të Bermudës.
Timonieri i Titanikut Edi Rama pas termetit na u shfaq në studiot televizive si profeti i fundit, si engjelli mbrojtës i shqiptarëve.
Kurse këto ditë hipokriti Kryeministër na u shfaq si babai i mjeksisë, Hipokrati që me këshillat e tij po kujdeset për shqiptarët e për ti shpëtuar ata u kërkoj të vetëizolohen, në karantinë apo vetëngujim, për të shmangur përgjegjësisë e qeverisë së tij, pa na thanë se çfarë kushtesh higjenike kanë njerëzit nëpër fshatra, apo nëpër çadra që nuk kanë as ujë brenda.
Strategjia që ka zgjedhur qëveria po e fut vendin në kolaps.
Shout televizivë të Ramës janë njesoj si ata pas termetit të 26 nëntorit.
Ushtria e tij që sot ka dalë në rrugë, pas termetit nuk kishte makineri, vegla pune minimale emergjente, madje as qen, megjithëse e kishte kryer tenderimin e miliarda lekëve për ushqimin e qenëve.
Fundi që ka caktuar Rama për përballimin e situatës së koronavirusit është më shumë se tre here me e vogël se fundi i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroj se:
“Nuk me intereson buxheti i shtetit para shëndetit të njerëzve”.
Z Kryeministër Hipokrati, themeluesi i mjeksisë klinikie, i cili e shkëputi shtrigërinë nga mjeksia në betimin e tij thotë:
“Nuk do ti jap bar vdekeprurës askujt që e kërkon atë dhe nuk do të ja sygjeroj kujt këtë gjë”.
Kurse ju z Kryeministër urdhëruat Ali Kimikin tuaj Sandër Lleshin të hedhë mbi qindramijëra protestues të opozitës lendë helmuese luftarake.
Doktorr Adhamulli në delir pa mundur ti përmbajë emocionet e kënaqësisë se erdhi dita tu bëjë shqiptarëve domino me dopiogjashtën që ia kanë zënë në dorë prej kohësh, pra të ngujojë popullin e tij, në fakt u kthye në figurë vertetë grotekse.
Propoganda e shfrenuar e junta ushtarako- policore e regjimit të tij rrugëve të qyteteve të Shqipërisë ngjason me skenat sureale, tragjikomike të veprave të simbolit të absurdit Samuel Beketit.
Edi Rama gjithë këtë teatër komik po e bën gjoja në emër të jetës së shqiptarëve dhe Atdheut.
Kështu ai po instalon regjimin totalitarë.
Para do kohësh pata denoncuar juntën ushtarake të Edi Ramës.
Në 12 qarqe të vendit me firmën dhe vulën e tij emëroj si të plotëfuqishëm, gardën ushtarake si prefektë, 12 ushtarakë.
Prefektë ushtarakë e guvernatorë të këtij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit të Metaksait, Frankos, Pinoçetit dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Historia dëshmon se diktatorët i kanë instaluar regjimet e tyre në ëmër të Atdheut.
Ashtu ka vepruar dhe Ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha me instalimin e diktaturës së proletariatit.
Kështu po vepron sot edhe Edi Rama, ka ngujuar popullin, ka nxjerrë policinë e ushtrinë në rrugë e nëpërmjet telefonit duke shpërdoruar kompanitë celulare drejton regjimin totalitarë që po vendosë.
Me vendosjen e policisë dhe ushtrisë në rrugë Edi Rama ka vendosur të zhveshë kostmet firmato Armani, Versaçe, Pierre Cardin dhe të qeverisë me uniformën ushtarake të timonierit të madh si Mao, Fidel Kastro apo Gedafi.
Mirëpo të gjitha regjimet diktatoriale një përfundim kanë.
Kombi Shqiptar me Besëlidhjen e 2 marsit e ka pagëzuar Edi Ramën rrezikun numër një të demokracisë, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës, sigurisë kombëtare, Atdheut, institucioneve kushtetuese, opozitës, shoqërisë civile dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sot janë ballë përballë junta ushtarake e Edi Ramës me tajfunin e Besëlidhjes Kuqezi të Sovranit të 2 marsit në Bulevardin Deshmorët e Kombit.
Zbarkimi i shqipeve dhe dritat e shpresës që u ndezën me dt 2 mars e kanë mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe kanë hapur një Epokë të re.
Sovrani të cilit ia ktheu verdiktin Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta foli.
Mesazhi i mbi 100 mijë shqiptarëve ishte i qartë.
E vetmja rrugë për zgjedhjen e krizës politike, kushtetuese, institucionale ekonomike, janë zgjedhjet e lira me qeveri kujdestare.
Opozitarizmi shqiptar tashmë është mazhorancë morale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular