BallinaOP ED'Ndiqni këshillat e ekspertëve, jo të drejtorëve të propagandës së Kryeministrit!'

‘Ndiqni këshillat e ekspertëve, jo të drejtorëve të propagandës së Kryeministrit!’

spot_img
spot_img

“Nuk më intereson Buxheti i Shtetit, por shëndeti i njerëzve” citoj Angela Merkel.

Nga Oriola Pampuri

Këtë do të donte të dëgjonte çdo qytetar sot. Një lidere, që mendon për qytetarët e vendit të saj, nuk bën propagandë, por merr masa konkrete, kundrejt çdo kosto.

Ndërsa këtu, drejtorët në krye të institucioneve bëjnë propagandën e Kryeministrit, ndërsa ky i fundit shitet si ekspert dhe jep keshilla…
Këshilla më e vlefshme, përpos të tjerave, do të ishte, të anulonte 150 milionë euro tenderë, kontrata e koncensione e t’i vinte në shërbim të situatës.

Gjendja në të cilën ndodhemi kërkon sakrifica nga të gjithë, edhe pse ky është detyrim i Kryeministrit përballë qytetarëve.

Ndiqni vetëm këshillat e ekspertëve, jo të drejtorëve të institucioneve shëndetësore që ndjekin propagandën e Kryeministrit.

Ndiqni këshillat e mjekëve, ekspertëve, të cilët punojnë mes vështirësish në terren dhe gjejnë kohën dhe mirësinë t’ju këshillojnë.

Ata që vënë në pah mangësitë e sistemit, nuk bëjnë shoë, as politikë, por thonë të vërtetën, që dikush ta dëgjojë e të marrë masa për të mirën e të gjithëve.

Ne të gjithë rrimë e duhet të rrimë në shtëpi, mjekët nuk e kanë këtë mundësi.

Ata përballen çdo ditë me mungesa, vështirësi, ndërkohë është detyrë e opozitës të përçojë zërin e tyre, atë zë që të tjerët, po kërkojnë ta ndrydhin.

Jo, edhe pse në situatë të tillë, nuk do ta keni shansin të bëni propagandë, nuk do ta keni shansin që dështimet t’i konvertoni në suksese, në kurrizin e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Çdo sugjerim e mangësi që del në pah sot, vlen shumë për nesër.

Mjekëve, të cilët, nuk i paguat, nuk i motivuat, i përzutë, sot iu përuleni?!

Mjekëve sigurojini kushte dhe lërini të punojnë, lërini të thonë fjalen e tyre, mos ushtroni presion mbi ta edhe nëse thonë të vërteta të hidhura të cilat nuk mund t’ju pëlqejnë.

Lijini hapësirë specialistëve të pavarur, atyre që punojnë e thonë të vërtetën.
Të gjithë ne sot duam këshilla dhe informacion, jo propagandë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular