Presidenti Donald Trump ka kryer testin për koronavirus natën e kaluar pasi mori vendimin për të shpallur gjendjen e emergjencës në SHBA.
Ai kishte refuzuar të kryente testin apo të vetëkarantinohej por mesa duket mbrëmjen e kaluar ndryshoi mendje
Lajmin e bëri ai vetë të ditur sot në një konferencë por sqaroi se nuk ka marrë përgjigjet e analizave dhe nuk e di kur do i marrë.
SHBA ka vendosur në dispozicion 50 miliardë dollarë në kuadër të luftës ndaj koronavirusit kur numëron 50 viktima si dhe mbi 2 mijë e 600 të prekur.