Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur mirënjohjen sot, ekipit të mjekëve shqiptarë që po punojnë në Spitalin Infektiv për të kuruar të sëmurët me koronavirus. Nënëtë nga 33 në total, janë shtruar në këtë spital.
Në veçanti, ministrja Ogerta Manastirliu ka vlerësuar Prof.Dr. Tritan Kalon, që herë pas here gjatë ditës dërgon mesazhe kurajoje dhe shprese për qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre.
“Krenare për punën e palodhur të prof. Tritan Kalos dhe ekipit mjekësor në frontin e parë të përballjes me COVID-19”.