Policia e Shtetit ka nisur të kontaktojë, pasi ka identifikuar, të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit në vendin tonë, pasi më herët kanë qenë në zonat me infeksion komunitar. Policia po u kërkon këtyre qytetarëve të qëndrojnë në karantinë për dy javë.
Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.
Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore.
Këtë gjë e lajmëroi dhe Kryeministri Edi Rama një ditë më parë, duke publikuar dhe mesazhet që po u dërgohet këtyre qytetarëve.