BallinaPolitikeShkarkimi i mjekut, reagon PD, Bardhi: Hakmarrje politike, tregon papërgjegjshmëri e sjellje...

Shkarkimi i mjekut, reagon PD, Bardhi: Hakmarrje politike, tregon papërgjegjshmëri e sjellje kriminale

spot_img
spot_img

PD ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm të Gazment Bardhi lidhur me shkarkimin e mjekut të Ilir Allkja .

“Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.”- shkruan Bardhi.

Postimi i plotë

Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.

Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular