Njesë e konsiderueshme e stresit te njerëzit janë edhe paratë e tyre. Një studim i kohëve të fundit nga Credit Sesame zbuloi se 82% e atyre që kanë probleme me të ardhurat kanë përvojë stresi.
Nga funksionimi i dëmtuar i memories deri tek sëmundjet serioze, ja se si stresi për para mund të ndikojë në mendjen dhe trupin tuaj.
Sistemi juaj nxit një përgjigje “lufte ose agresioni”
Ky lloj stresi mund të bëjë që muskujt të tensionohen deri në pikën e dhimbjes serioze. Gjithashtu dëmton funksionimin e sistemit imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj shumë sëmundjeve të tjera. “Mund të shkaktojë dhimbje koke dhe dhembje në stomak, edhe nëse nuk ndjeheni të vetëdijshëm”, është shprehur Aimee Daramus, një psikologe klinike. Stresi i parave shfaq pothuajse të njëjtat shenja nga streset e tjerë, por zakonisht është një problem që shpesh e keni me veten dhe të afërmit e tu.
Ju filloni të merrni vendime të këqija, edhe pse e konsideroni veten një person inteligjent, racional
Pjesë të trurit që ndihmojnë me aftësi të tilla si zgjidhja e problemeve, përqendrimi, planifikimi dhe kontrolli i impulsit funksionon më pak në ato zona që mund të çojnë në vendimmarrje të dobët. Kur shqetësoheni ose jeni në panik për gjendjen tuaj financiare, vendimet tuaja bëhen më impulsive dhe nxiten nga mbijetesa. “Ne veprojmë shpejt dhe me vendosmëri, por jo gjithmonë aq saktësisht si zakonisht,” është shprehur Daramus.
Ankthi, depresioni dhe çështje të tjera të shëndetit mendor mund të lindin
Duke marrë parasysh se paratë janë një pjesë kaq integrale e jetës sonë, shqetësimi i vazhdueshëm për të mund të çojë në simptoma më serioze psikologjike. “Kur jemi të stresuar për para, ne mund të bëhemi shumë të shqetësuar dhe madje edhe në depresion,” tha Carla Marie Manly, një psikologe klinike në Kaliforni. Një ndër rastet më të dukshme të këtyre shenjave janë borxhet.
Stresi kronik çon në sëmundje të rënda fizike
Stresi afatshkurtër është padyshim i vështirë në mendjen dhe trupin stresi kronik mund të çojë në dëmtime më serioze dhe afatgjata. “Kur nivelet e adrenalinës dhe kortizolit rriten vazhdimisht, ndodhin dëme fiziologjike. Si rezultat, shumë nga ata që vuajnë nga stresi kronik kanë shkallë më të madhe të sëmundjeve të zemrës, diabeti, probleme kronike të gjumit dhe çështje të tjera shëndetësore, “tha Manly. (huffpost)