Nga Ilir Demalia
Edi Rama nuk duhet të lejohet të shkelë përsëri në kryeministri si kryeministër i vendit.
Edi Rama nuk është fajtor për virusin COVID-19 dhe as për gjendjen e krijuar sot nuk duhet të gjykohet, por sigurisht ka përgjegjësi për të gjithë ato harxhime qeveritare për lukse qeveritare. Ka përgjegjësi për të gjithë tenderat e dhënë klientelës së tij dhe rrënuar buxhetin e shtetit.
Megjithatë këto janë analiza që duhen bërë pasi të kalojë kjo krizë. Jo vëtëm duhen bërë analiza, por dikush duhet të vënë përball ligjit dhe drejtësisë në qoftë se do të kemi dhe do të funksionojë një e tillë një ditë.
Shpresat janë të zbehta për mos thënë të pashpresa se një ditë në Shqipëri do të vendoset drejtësi për të gjithë këtë abuzim, korrupsion, krim ekonomik të gjithë pushtetarëve të ketyre 30 vjetëve te cilit do krah. Për sa kohë Shqipëria nuk do të ketë drejtësi dhe ndëshkim të atyre që inkriminuan këtë vend në të gjitha qelizat, nuk do të ketë shtet të së drejtës, e kjo do të thotë do të kemi sundim bando-klanor në rrotacion krimi.
Pse Rama nuk duhet lejuar të shkel më në kryeministri si kryeministër i vendit?
Rama na lajmëroj pak ditë më parë se Shqipëria është në gjendje lufte dhe duhet te veprojmë dhe sillemi si në gjendje lufte.
Padyshim që është gjendje lufte dhe më e rëndë se gjendje lufte. Por në gjendje lufte kryetari shtetit nuk mbyllet ne kotecin (bunkerin) e Surrelit duke i’u drejtuar shqiptarëve me skype apo FB dhe duke i dhënë këshilla si doktor Adhamudhi.
Kryetari shtetit rri ne krye të shtetit me qeverinë dhe organizon rezistencë me armikun COVID-19.
Deri më sot Rama nuk mbledh qeverinë, nuk del në zyrë nuk ben takime, por rri në kotec dhe ha pula fshati të freskta nga oborri sarajes së Lindës, apo krudot dhe peshku i freskët qe i shkon nga Luca për favoret që i ka bëre Lucës.
Praktikisht, moralisht, fiszikisht, mendërisht kryeministri vendit ka dezertuar nga detyra dhe vetëm për këtë, jo që nuk duhe lejuar më të ulet në zyrën e kryeministrit por duhet të mbajë dhe përgjegjësi për lenien e popullit në gjendje lufte pa drejtim.