Një tjetër rast me koronavirus është shënuar këtë mbrëmje, këtë herë në radhët e bluzave të bardha.
Këtë herë është një specializante ajo e cila është infektuar me koronavirus.
Specilizantja ndodhet në reanimacionin qendror në QSUT.
Mësohet se specializantja i ishte përgjigjur urdhërit të Ministres së Shëndetësisë për tu ardhur në ndihmë qendrave spitalore në luftën kundër koronavirusit.