BallinaAktualitetZero plan dhe në panik, Rama lë Surrelin por nuk tha asgjë...

Zero plan dhe në panik, Rama lë Surrelin por nuk tha asgjë nga ajo që pritej…

spot_img
spot_img

Kryeministri shqiptar Edi Rama paska mbledhur shumë mllef gjatë kohës që qëndronte i mbyllur në bunkerin-shtëpi në Surrel, teksa lëshonte urdhra për mbylljen e vendit cep më cep, pa asnjë strategji apo projekt tjetër.

Rama u shfaq në zyrën e tij pasi kishte bërë një lajmërim në drekë, ku linte të kuptonte se mund të kishte ndonjë propozim të ri për situatën e vështirë ekonomike dhe sociale.

Më kot u gënjyen shqiptarët. Asnjë plan, asnjë projekt, asnjë propozim nuk u tha shqiptarëve.

Vetëm sulmoi gjithë kohës opozitën shqiptare dhe median, pasi i kërkuan që në fillim të kohës të mbyllte kufinjtë dhe të izolonte ata që vinin nga zonat e prekura.

Nuk tha asgjë për shtimin e tamponëve për testim në spitale.

Asgjë as për ventilatorët nëpër spitale.

As për mungesën e pajisjeve mbrojtëse të mjekëve.

As për maskat e skaduara.

As për bizneset e mbyllura që po shkojnë drejt falimentimit.

As për njerëzit që mezi po mbyllin muajin.

As për turizmin që po merr goditje fatale.

Asgjë, asgjë. Vetëm tregoi që presidentja e KE ia paska shtyrë telefonatën.

Një dalje vetëm për të sulmuar, një dalje vetëm për retorikë. I vetmi lajm ishte se është në zyrë. Prej andej vazhdoi të përhapë panik për shqiptarët dhe nuk qetësoi askënd. U krenua vetëm që nuk do i lërë qytetarët të dalin shëtitje.

Jeni në mëshirë të fatit shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular