491 viktima janë shënuar në Spanjë nga koronavirusi, nga 309 që ishin shënuar deri dje.
Numri total i të infektuarve në këtë ka arritur në 11,100. Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.
Mbi 1,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë.
Në mesnatën e shkuar, autoritetet atje kanë nisur t’i ndalojnë makinat që kalojnë kufirin nga Franca dhe Portugalia.
Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus – 4,871, ndërsa pas tij vjen Katalonja me 1,394.