Koronavirusi ka pushtuar pothuajse gjithë botën teksa ka goditur fuqishëm ekonominë dhe deri tani po arrin shifrën e 8 mijë viktimave dhe 200 mijë të infektuarve, por disa vende duket se i ka harruar.
Koronavirusi lindi në Wuhan, për të shpërthyer në 2 muaj e gjysëm në gjithë botë. Por dy vende në kufi me Kinën dhe jo shumë larg provincës Hubei si Mianmari dhe Laosi ende nuk kanë asnjë pacient. Një tjetër vend aziatik tepër i rrezikuar si Koreja e Veriut ende nuk ka asnjë pacient edhe pse ka shumë dyshime nga mediat ndërkombëtare për këtë fakt sepse mendohet se regjimi diktatorial aty po i fsheh rastet.
Siria e cila është në luftë prej vitesh duket se kjo ka mjaftuar për ta mbajtur edhe koronavirusin larg. Gjithashtu dy vende në qendër të Azisë si Turkemnistani apo Kirgistani nuk kanë asnjë pacient me këtë virus. Jemeni i shtohet listës së këtyre shteteve.
Më pas Afrika është gjysëm e ‘pushtuar’ nga koronavirusi, teksa kontinenti i njohur për qendër epidemish nga më të rrezikshmet numëron numrin më të pakët të të prekurve nga COVID-19.