BallinaAktualitetPresidentja e KE: Vaksina e koronavirusit mund të hidhet në treg para...

Presidentja e KE: Vaksina e koronavirusit mund të hidhet në treg para vjeshtës

spot_img
spot_img

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, shprehu optimizëm se një vaksinë koronavirusi mund të hidhet në treg para vjeshtës.

Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin 12 deri në 18 muaj që një vaksinë të jetë e disponueshëme për qytetarët.

Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € në mbështetje financiare.

“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,” tha Ursula Von Der Leyen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular