aulant Muka, studiues i epidemiologjisë në universitetin BERN, shpjegoi në emisonion “Opinion” skenarët se si mund të përhapet koronavirusi në varsi të masave që mund të marrë një shtet.
Muka tha se një person i prekur nga virusi do të ishte i lirë mund të infektojë deri në 240 perssona. Por, studiuesi theskoi se përhapja e koronavirusit varet dhe nga stili i jetës së një shoqërie.
“Një person infekton 2.5 persona të tjerë me një periudhë inkubacioni medium prej 5 ditësh. Do të thotë që një person po u la i lirë infekton 240 persona të tjerë. Kjo ndryshon në varsi të kulturës dhe sistemit. Në rast të prekjes së popullatës shqiptare në mas 70% që do të ishin 55 mijë raste në një muaj, gjë e cila është e pamundur për Zvicrën e çdo shtetë tjetër. Nëse ne do kemi deri në masën 50% atëherë ne do të shkonim deri në 865 raste në muaj, shtrim në spital. Është një opsion i mundshëm që kërkon një disiplinë të jashtëzakoshme. Gjithçka janë të bazuara nga të dhënat e Kinës. Por, sigurisht që duhen të merren të dhëna nga Shqipëria që të ndihmoj shtetin shqiptar që të marrë masat e duhura”,-tha Muka./Opinion.al