Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bere sot nje falenderim te posacem per gjithe gazetaret ne vend, qe jane ne krye te detyres ne kete kohe shume te veshtire te pandemise, duke raportuar me pergjegjesi dhe transparence.
Teksa ka postuar nje foto te reportereve me maska e doreza, Meta shkruan se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!
Mesazhi i Metës
Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! 👏
Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱