Nga Edison Sina
Rama: Do te doja qe ne kete moment te mos mbaja detyren e Kryeministrit !
Po ku je fshehur Kryeministri i Shqipërisë?
Kryeministri italian Konte, është në punë mbi 12 orë në ditë, me një epidemi të nivelit të lartë, dhe nuk flet për popullin por është me popullin – punon deri natën vonë. Kështu shihet edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Macron , Boris Johnson , Mitsotakis apo dhe Albin Kurti .
Por, kryeministri shqiptar, që flet shumë “në të mirë të popullit”, është në shtëpi dhe flet me popullin nga “Surreli” ?
Kryeministri që nuk del në punë në një krizë të madhe si kjo: krizë në shendetin e shoqërisë, në jetën shoqërore me panik, në ekonomi, në mjekësi dhe në treg – një Kryeministër që qeveris përballë kësaj krize, por, i tillë që ka frikë t’i shërbejë popullit, duhet të japë dorëheqjen. Çdo kryeministër, kur ka kërkuar votën për të qeverisur, e ka nënkuptuar sakrificën sublime kundrejt shoqërisë që i është drejtuar për votë. Kështu po bën Angela Merkel, kështu po qeveris Giuseppe Conte dhe mbreti i Spanjës !
Ku është kryeministri shqiptar🇦🇱! Është fshehur nga frika ?
Zoti kryeministër, shko në detyrë dhe ne zonat e infektuara 😷 dhe në selinë e kryeministrit, deri natën vonë ose Qendro ne Surrel i Burgosur si i pa’aftë psikologjikisht 🤮 Dhe Lerjani eksperteve kete situate, sepse ti je i pa’afte për të qenë kryeministër 🤮 në një kohë krize si kjo !